E tradhëtoi i dashuri, letra e pazakontë që shëtiti gjithë botën! (Lexojeni).

Një vajzë ka gjetur një mënyrë tepër origjinale për t’i thënë lamtumirë të dashurit të saj, pasi kishte zbuluar se ai e tradhtonte. Përmes një letre, e cila po bën xhiron e botës në internet, vajza me qetësi i thotë të dashurit se nuk mund të kthehej më në shtëpinë e tyre dhe i tregon se ku mund të gjejë sendet e tij personale. Letra është klikuar rreth 1.2 milionë herë në ditë në internet. 

“Përshëndetje i dashur! 
E gjen dot se kush e ka lënë “Facebook”-un hapur dhe kush ka marrë një mesazh nga Kelsi? Po! Ti! Mos u shqetëso, nuk kam thyer asgjë. Në fakt, u tregova kaq e mirë sa t’i paketova të gjitha gjërat. Madje shpika edhe një, duke ditur se ty të pëlqen shumë të gjesh gjëra (edhe vajza të tjera)! Ja dhe vendet ku mund t’i gjesh: Veshjet i ke te vendi ku u takuam për herë të parë. Video lojërat janë te vendi ku dhamë puthjen e parë. Laptopi yt është atje ku blemë video lojën e parë së bashku. Televizori yt është atje ku bëmë për herë të parë dashuri bashkë. Pjesa tjetër e gjërave të tua, përfshirë edhe fotot që kemi bërë bashkë në këto dy vjet janë te shtëpia e Kelsit! Argëtohu! Ah, mos harro! Nuk kam dëmtuar asgjë, por nuk mbaj përgjegjësi nëse e ka bërë dikush tjetër. Gjueti të mbarë!”-përfundon letra.
--------------------------------------------------------------------------------------------------------------------