Një hidraulik ka ndërtuar atë që mund të cilësohet si biçikleta më e rrezikshme në botë. Colin Furze, i cili ka fituar çmimin Gines, ka modifikuar një biçikletë të thjeshtë me pedale, duke i vendosur një motor me bombol gazi.
Fillimisht nisja bëhet si çdo biçikletë e zakonshme me pedale. Më pas ndizet motori dhe biçikleta mund të arrijë shpejtësinë deri në 50 km në orë. Por edhe pse me motor, Fruze vazhdon ta quaj biçikletë, pasi shpesh herë i duhet tu jap pedaleve për të mbajtur ritmin.
Veç rrezikut që ka nga shpërthimi i gazit, drejtimi i këtij mjeti është një sfidë më vete, pasi gjatë ndezjes kurrizi i pasagjerit nxehet mjaft nga flaka. Ndërsa ata që janë pas duhet të kenë shumë kujdes për të mos u djegur.